Ai në facebook ka shkruar, se dështimet e tilla janë të pajustifikueshme.
“Mosmiratimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Kuvendin e Kosovës është kthim prapa në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit. Nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës dështon miratimin e ligjeve të rëndësishme në mungesë të kuorumit”, ka shkruar Thaçi në facebook.
“Përkundër respektimit të punës dhe pavarësisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dështimet e kësaj natyre janë të pajustifikueshme”, shkruhet në reagimin e presidentit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës sot nuk ka pasur kuorum që ta miratojë Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.






















