Zyrtarëve të Shqipërisë u refuzohen vizat
“Është më shumë se obligim qytetar të investosh në mëmëdhe, thjesht duhet gjendur hapësirat dhe mundësitë. Të paktën investitorët shqiptarë të jenë të informuar”-thoshte Artan Llabjani drejtues i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Britani të Madhe disa muaj më parë, teksa ideonte mundësinë e realizimit të një forumi. Me mbështetjen e dy ambasadave shqiptare të këtushme u arrit që ky forum të realizohej me 8 prill dhe si temë kishte “Klima e investimeve në Kosovë dhe në Shqipëri dhe nxitja e investimeve nga Diaspora shqiptare”.
Ishte mbresëlënëse pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.
Nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ishte I pranishëm Z.Kreshnik Thaqi -Udhëheqës i Sektorit për Promovimin e Investimeve, nga Administrata Tatimore e Kosovës, • Z.Bashkim Shala – Zv.Drejtor i Përgjithshëm, nga Administrata Doganore e Kosovës z. Bajram Rexha – Drejtor i Drejtorisë – Akcizë, Origjinë, Tarifë dhe Laborator.
Mbetej e papranueshme për drejtuesin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Britani, refuzimi I vizave për zyrtarët që do të vinin nga Shqipëria, edhe pse Ambasada shqiptare bëri çmos për të ndihmuar.
I vetmi zyrtar I pranishëm ishte Z.Knidi Bashari – Këshilltar i Ministrit të Finacave, I cili kishte fatin e pasjes së “një pasaporte amerikane”. Kaq shumë gjëra nuk shkojë më shqipërinë, që nga refuzimi I vizave për zyrtarët më të lartë të shtetit?…Jo vetëm zhgënjyese.
Gjithsesi pjesëmarrja e bizneseve shqiptarë të Britanisë ishte e kënaqshme në këtë forum dhe së paku u informuan për mundësitë e jashtëzakonshme të investimeve kryesisht në Kosovë, ku numri i britanikë që kanë investuar atje është shumë më i lartë se në Shqipëri. Kosova nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE në vitin 2016, dhe pozita gjeografike e vendit në zemër të Ballkanit e bën atë të mirë-vendosur për mundësitë e qasjes në rajon.
Artan Llabjani
Seanca e pyetje përgjigjeve të të pranishmëve vuri nëpah problematika që kërkojnë zgjidhje duke filluar që nga aeroporti i Rinasit me tarifat më të larta në rajon, si pengesë për Turizmin dhe investimet, pasi në Kosovë nga qershori do të jetë linja Lowcost që do të nisë fluturimet për në Prishtinë.
Artani shprehet për domosdoshmërinë e organizimeve të forumeve të tilla, ku shpreson që në të ardhmen të jenë specifike për fusha të caktuara, ashtu siç shpreson që një ditë dy ambasadat do të mund të kenë një liste me biznesmenë shqiptarë të Britanisë që mund të jenë potencialisht të interesuar për investime atje.
Shijen e hidhur për refuzimin e vizave për zyrtarët e Shqipërisë, shpreson të mos e përsërisë më dhe beson se diaspora shqiptare në Britani është një potencial i madh që do të mund të ndihmonte në zhvillimin e ekonomisë në vendlindje.
Artani shprehet shumë mirënjohës për mbështetjen që dy ambasadave dhe në mënyrë të veçantë për ndihmën e Elmaze Pireva and Migena Baholli dhe premton se nisma të tjera do të ndërmerren edhe në të ardhmen.






















