Kryetari i Demokracisë Studentore, Mexhid Ramusa, thotë se një grup serb në mbështetje me disa priftërinë po tentojnë ta vënë në jetë kishin ortodokse në mënyrë tinëzare duke penguar zhvillimin e UP-së.
“Një grup i politizuar serb në mbështetje të disa priftërinjve po tentojnë të vënë në jetë në mënyrë tinëzare politikat e regjimit radikal të Millosheviqit në Kosovë pikërisht përmes objektit fetar të kishës ortodokse me frymëzimin e nxitjes së urrejtës ndaj shqiptarëve, për ta penguar zhvillimin e universitetit të Prishtinës, andaj ne fillimisht ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për të marrë masat për të ndalur hyrjet në këtë objekt dhe punimet rreth funksionalizimit të kësaj kishe, ne kërkojmë nga institucionet që në këtë objekt të vendosen kamerat e sigurisë”, thuhet në njoftim.























