Konferenca është organizuar nga Rrjeti i Muzeve të Ballkanit (BMN) dhe nga Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij (CHwB), në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Konferenca mbështetet nga Fondacioni Stavros Niarchos, Muzeu i Kosovës dhe Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij i Kosovës.
Mbi 350 muze dhe profesionistë të trashëgimisë nga vende të ndryshme anembanë botës kanë marrë pjesë në konferencat e mëparshme “Mee, See, Do”, të organizuara në Sarajevë (2013), Tiranë (2014), Novi Sad (2015) dhe Shkodër (2016).























