
Kjo është politika e tyre, ka thënë Ivan Stojiljkoviq, kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve ne Maqedoni (PDSM).
“Kjo platformë, e bërë në një vend të huaj dënon maqedonasit dhe serbët për gjenocid ndaj shqiptarëve në periudhën nga 1912 deri 1956, nëse kërkesa merr të drejtën e shtetësisë, popullit serb në Maqedoni do të gjej vetën në një pozitë të palakmueshme. Në të njëjtën kohë kjo do të çojë Serbinë në një pozitë të vështirë”, tha Stojilikoviq.
Më tutje, ka thënë se “është duke u diskutuar, kalimi i integruar kufitar i Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat nuk janë vetëm të thëna, ndryshimi i simboleve shtetërore, futja e gjuhës shqipe në Kushtetutë”, tregojnë shenjat që po bëhet “Shqipëria e Madhe”, transmeton lajmi.net.
Realizimi i kërkesave nga platforma shqiptare, shtoi ai, do të krijojë një shtet bi-nacional, në të cilin nuk do të ketë vend për pjesëtarët e kombeve të vogla, serbë, turq, romë, maqedonas të cilët do të vihen në një pozitë të ngjashme me myslimanët e Bosnjës.
Ai thekson se në Maqedoni javën e ardhshme vjen Donald Tusk Presidenti i Këshillit Evropian, i cili do të bëjë presion shtesë mbi Presidentin maqedonas për mandatin e liderit të LSDM-së, dhe thotë se, për aq sa ai është në dijeni, presidenti Gjorge Ivanov në se nuk do të bien dakord. /Lajmi.net/






















