Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar vdekja e shtetasit me iniciale K.B, ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi i kishte ngecur ushqimi në fyt.
Kjo ka rezultuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë 58-vjeçarit.
Sakaq, materialet për këtë ngjarje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.





















