“FSK ka numër të vogël të pjesëtarëve, po ashtu nuk ka buxhet që garanton zhvillim të saj”, ka thënë Selimi.
Megjithatë deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se FSK ka mundur të armatoset më shumë.
“Do të doja të thoja se me këtë ligj FSK-ja bëhet Ushtri, por për fat të keq nuk është ashtu. Me këtë projektligj FSK-së i zgjerohen disa kompetenca. Megjithatë Vetëvendosje e mbështet çdo avancim të FSK-së”, ka thënë në fund Selimi.






















