QKRMT i drejtohet Presidentit me këtë letër, pasi që ka evidentuar një interesim të jashtëzakonshëm si nga të dënuarit ashtu edhe nga familjarët e tyre për vendimin e faljes së të dënuarve. Njëherësh, kjo letër vjen në kohën kur kanë kaluar një muaj nga shënimi i përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës (17 Shkurti), në të cilën ditë të dënuarit kanë pritur vendimin për faljen.
Kujtojmë që një numër prej rreth 700 të dënuarish kanë parashtruar kërkesë për falje gjatë vitit 2017.
QKRMT e dërgon këtë letër në kuadër të mandatit të saj për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.






















