Djalë bukurosh, më këmishë të rregulluar e me flokë të modës së kohës. Kështu paraqitet në një fotografi ish drejtori i Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla. Në fotografi nuk është i vetëm. Në anën e djathtë e ka mësuesen e shkollës fillore, tashmë të ndjerë, shkruan lajmi.net.
Sveçla ka nxjerrë ne faebook një fotografi për të kujtuar mësuesen e parë në ditën e mësuesit.
Ky është urimi i Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje:
Në ditë të veçanta, kujtohen persona të veçantë. Mësuesja gjithsesi është e veçantë, e posaqërisht kur është si Hadije Drejta. Edhepse në amshim, të uroj ditën e mësueses e të falenderoj nga zemra për çfarë ishe sepse edhe çfarë jam unë në masë të madhe është për shkak të çfarë ishe Ti.
Po ashtu gjithë mësueseve e mësuesve urime 7 marsin.
























