Një shtetas shqiptar, emigrant ilegal në Angli u dënua me 7 vjet heqje lirie, pasi u kap me kokainë me vlerë gati 500 mijë paund. Droga ishte futur në Britani pasi shqiptari e kishte fshehur në pjesën e pasme të një kamioni Sami Docat, 35 vjeç u arrestua pasi policia e ndaloi atë teksa ngiste një “VW Passat” pranë shtëpisë ku bashkëjetonte me të dashurën e tij Marina Seinopoulou, 31 vjeçare, në Neasden, në veriperëndim të Londrës, shkruajnë mediat angleze.
Policia i gjeti në automjet 878 g kokainë me një vlerë që po të shitej në rrugë, do t’i siguronte atij 219.250 paund, ndërsa 927g kokainë me vlerë prej 266.340 paund u gjeten në apartamentin e tij së bashku me 26,000 paund, para kesh.
Shqiptari e ka pranuar akuzën dhe ka treguar se bënte pjesë në një organizatë të madhe droge dhe po vazhdonte të punonte për ta sepse ai u kishte atyre 8 mijë paund borxh.
Surprizë ishte veprimi i të dashurës së tij e cila ka thënë në gjyq se e dashuronte 35-vjeçarin dhe se ka qenë në dijeni të çdo gjëje që ai ka bërë. Për këtë vajza është arrestuar dhe gjykata vendosi që ajo të dënohej me tre vite burg. Arrestimi i ciftit ka ndodhur më 25 gusht 2016 dhe tashmë Gjykata vendosi që t’i dënojë me 10 vjet burg në total.shqip






















