Ai i ka krahasuar disa persona nga Vetëvendosja me serbët e Kosovës, duke bërë thirrje që të punohet që të dy këto grupe ta duan shtetin e Kosovës.
“Megjithatë, mendoj se çdo ditë duhet të punojmë që disa nga komuniteti serb i Kosovës dhe disa nga Lëvizja Vetvendosje t’i bëjmë të punojnë dhe ta duan Kosovën, Republikën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Sokol Havolli në facebook.
Injorimi i himnit nga zyrtarë të Vetëvendosjes ka shkaktuar reagim të ashpër nga qytetarë dhe analistë të shumtë.






















