• Latest
  • Trending
  • All

Deklarata e fortë e Crawford: Ikën edhe ata që ishin, mos prisni investime amerikane

18/02/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deklarata e fortë e Crawford: Ikën edhe ata që ishin, mos prisni investime amerikane

18/02/2017
in Aktualitet

Flet Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCHam). “Për investitorët amerikanë, zgjerimi drejt tregjeve të tjera duket se nuk do të jetë një prioritet, pasi politika e qeverisë Trump po orientohet drejt uljes së taksave, drejt nxitjes së tregut vendas dhe të moslargimit të investitorëve. Në këto kushte, asnjë investitor amerikan nuk do të dojë të vijë në Shqipëri për shkak të taksave, kjo është e qartë”­thotë ai.

Unë kam 20 vjet që e njoh rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vështirësitë politike kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe janë të zakonshme. Investitorët që kthejnë sytë nga ky rajon dhe shohin mundësitë për të bërë biznes janë të mësuar me këto situata. Natyrisht, gjendja aktuale politike e Shqipërisë nuk e ndihmon mjedisin e të bërit të biznesit. Bota e sipërmarrjes natyrisht vëzhgon se çfarë po bëhet me angazhimin e SHBA­së sa i përket Reformës në Drejtësi. Ne si Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk jemi direkt të përfshirë në këtë proces, por natyrisht ofrojmë informacione, pasi çdo biznes ka të drejtë të dijë se çfarë realisht po ndodh. Ne mbështesim në të gjitha format atë që po bën Ambasada Amerikane në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por, në lidhje me atë se çfarë do të bëjnë investitorët përballë situatës politike në vend, zgjedhjeve apo edhe fillimit të zbatimit të reformës, mund të them se në Shqipëri ka tre tipologji investitorësh: investitorët që janë aktualisht këtu janë marketingu më i mirë për Shqipërinë, ata që do të duan të vijnë do të shikojnë se çfarë do të ndodhë me vendin, se cila do të jetë qeveria e ardhshme, a do të ketë ndryshime në forcë apo edhe mes koalicioneve, ndërkohë që janë edhe ata që janë larguar apo që mund të mendojnë të largohen. Këta të fundit nuk shqetësohen në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë. Politikisht, vendi mund të jetë i qetë, mund të jetë mikpritës, por nëse pyet ata që duan të bëjnë biznes të thonë se tregu është i vogël, gjuha është unike, mjedisi nuk është edhe shumë i favorshëm. Për investitorët amerikanë, zgjerimi drejt tregjeve të tjera duket se nuk do të jetë prioritet, pasi politika e qeverisë Trump po orientohet drejt uljes së taksave, drejt nxitjes së tregut vendas dhe të moslargimit të investitorëve nga SHBA. Në këto kushte asnjë investitor amerikan nuk do të dojë të vijë në Shqipëri për shkak të taksave, kjo është e qartë.

Në fakt, duhet të jetë më e natyrshme që vendet të krijojnë marrëdhënie më të ngushta me fqinjët e tyre dhe kjo është e vlefshme edhe në rastin e Shqipërisë. Madje i tillë është edhe rasti i Kosovës me Serbinë që, edhe pse kanë probleme mes tyre në marrëdhëniet tregtare, kanë shifra të larta. Kur unë u caktova në postin e presidentit të AmCham rreth katër vite më parë, të parët në listë ishin investimet kanadeze, të ndjekura nga ato amerikane, si dhe të shteteve të tjera. Por, nëse shohim sot është e vështirë që të gjenden investitorët nga Amerika e Veriut. Ndaj nuk do të thosha që ata po largohen, por ata tashmë janë larguar. Arsyet e largimit të tyre kanë pasur të bëjnë me kalimin në arbitrazh, me vonesat e rimbursimit të TVSH­së, me problemet me energjinë elektrike, me korrupsionin.

Në këto kushte, fillimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi është një sinjal pozitiv për vendin. Ajo është baza. Nëse të gjithë janë të lumtur dhe nuk kanë probleme, atëherë nuk ka pse të duhet një sistem drejtësie. Vetëm kështu do të mund të kemi zgjidhje konfliktet në mënyrë paqësore. Në shoqërinë moderne, problemet mes njerëzve nuk mungojnë, por me një sistem drejtësie funksional mund të kuptohet se çështjet zgjidhen edhe në mënyrë paqësore. Unë pres që përveç kësaj reforme, të vazhdohet edhe me të tjerat të cilët do të përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes dhe do të zhvillojnë ekonominë. Megjithatë, ajo që mund të them është se në Shqipëri ka ende mundësi për të shfrytëzuar fondet amerikane të investimeve. I gjejmë ato në fusha si telekomunikacioni, sistemi bankar, shëndetësi etj., por ato kanë një profil të ndryshëm risku. Këto mundësi mund të shfrytëzohen nga sipërmarrje të ndryshme.

Nga ana tjetër, edhe pse kompanitë amerikane mund të jenë larguar ju ende keni produktet ‘made in USA’. Mund të jenë në sasi të ulëta, por kjo sepse tregu është i vogël. Kompanitë e ndryshme amerikane mund të duan që të mos jenë direkt të pranishme në Shqipëri, por mund ta bëjnë këtë përmes produkteve të tyre dhe kjo është diçka pozitive. Komuniteti amerikano–shqiptar gjithashtu mund të ketë një rol të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes që mund të jetë e nevojshme. Duhet të kuptoni se në çdo rast, për investitorët e huaj mbeten probleme të tilla të mprehta, si ajo e pronësisë me tokën, me korrupsionin etj. Megjithatë mund të jetë ndonjë investitor që është në kërkim të aventurës e që në vend të Brazilit mund të zgjedhin Shqipërinë./ Monitor

Post Views: 62
Tags: edi rama
Previous Post

Një arsye për të qenë në protestë

Next Post

Ish-ministri, Manjani: Tre nga 29 emrat që do bëjnë Vettingun, me precedentë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ish-ministri, Manjani: Tre nga 29 emrat që do bëjnë Vettingun, me precedentë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.