Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se 36 vjeçari i vrarë ishte Jetush Hajdini, ndërsa 28 vjeçarja e vrarë, gruaja e dorasit, ishte Miradije Rrustemi.
Ndërsa, personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë, sipas burimeve të Veriu.info është 26 vjeçari Florim Sallahu.
Dy viktimat dhe dorasit janë nga fshati Vërnicë.
Ndryshe, siç kemi raportuar edhe më herët, mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes në Vërnicë të Vushtrrisë ka ndodhur kjo vrasje e dyfishtë, ku i dyshuari fillimisht ka vrarë viktimën mashkull, e më pas kishte vrarë gruan e vet.





















