Në një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thuhet se me rastin e përvjetorit të arrestimit në Kenia dhe dërgimit në Turqi të kryeterroristit, drejtuesit të lartë të organizatës terroriste PKK/KCK, Abdullah Öcalan, ishin dhënë udhëzime për kryerjen e akteve intensive përgjatë periudhës pranverë-verë, si dhe duke nisur që nga 15 shkurti.
Në deklaratë theksohet se me këtë qëllim nga anëtarët e organizatës terroriste ishte kërkuar që të kryenin akte të ndryshme të armatosura ashtu si aktet e kryera edhe më parë në rajonet Sur, Cizre, Silopi dhe Nusaybin. Gjithashtu thuhet se nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ditën e djeshme dhe të sotme janë kryer operacione të njëkohshme me qëllim pengimin e akteve terroriste si dhe deshifrimin e marrëdhënieve dhe të kontakteve.
Ndër të tjera në deklaratë theksohet se në operacionet kundër organizatës terroriste PKK/KCK të kryer në 37 janë ndaluar 834 persona dhe janë konfiskuar armë, municione dhe materiale të ndryshme të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu theksohet se do të vazhdohet lufta me çdo lloj organizate terroriste e cila përpiqet të prishë qetësinë dhe sigurinë në Turqi.





















