“Ju nuk po investoni as në infrastrukturë as në funksionim të klinikave po merrni guxim dhe po thoni se shëndetësia në Kosovë është falas mirëpo tek ne është më e shtrenjta sepse nuk ka barna vet pacientët detyrohen të blejnë nga xhepi i tyre”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka theksuar se shumë qytetarë detyrohen ta ndërpresin terapinë për shkak të mungesës së barnave dhe askush nuk jep përgjegjësi për këtë.
“Shëndetësia është në kolaps total. Edhe viti 2017 do të jetë vit i vështir për furnizim me barna”.






















