Nga 500 banesa, sa janë evidencuar të uzurpuara nga serbët në veri të Mitrovicës, janë shitur rreth 70 për qind e tyre. Shqiptarët e veriut të Mitrovicës, të dëbuar me dhunë nga banesat dhe pronat e tyre në veri të qytetit, të shumtën në shkurtin e vitit 2000, kur rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan nga pjesa veriore gjatë fushatës së egër të grupeve të serbëve, që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq, i dënuar me 9 vjet për “Krime lufte në Mitrovicë”, si dhe Dragan Delibashiq, i akuzuar për udhëheqjen e fushatës së dëbimit të shqiptarëve nga veriu, bashkë me Ivanoviqit, (gjatë kësaj fushate kriminale ishin vrarë 10 shqiptarë, 25 ishin plagosur, më shumë se 100 ishin keqtrajtuar mizorisht dhe janë dëbuar saktësisht 11.900 shqiptarë nga banesat e tyre), janë detyruar t’i shesin banesat e tyre, pasi që Qeveria e Kosovës dhe asnjë institucion tjetër nuk u ka ndihmuar të kthehen në banesat e tyre, edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















