Delegacioni nga Kuvendi është pritur edhe nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade.
“Gjatë takimit u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve si edhe domosdoshmërinë e intensifikimit të tyre, çështja e trenit provokativ nga Serbia, e gjithashtu edhe ndalimi i z. Ramush Haradinajt, në Francë duke shpresuar që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë”, ka shkruar Reçica.
Anëtarët e Komisionit Punë të Jashtme, në kuadër të vizitës në Kuvendin e Shqipërisë u priten në takime të ndara edhe nga deputeti Pandeli Majko, kryetar i delegacionit Shqiptar në AP të NATO-s, nga Luan Rama, kryetar i Grupit parlamentar të LSI.
“Me këtë rast, dua të shpreh falenderimet e delegacionit tonë, për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e pakursyer për vendin tonë, që na u ofrua në të gjitha vizitat që realizuam në Kuvendin e Shqipërisë”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.






















