Vogëlushi 5-vjeçar, i cili kishte veshur vetëm pantallona dhe çorape, kishte hundën e thyer dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte pësuar një atak në zemër.
Mamaja e tij 22 vjeçe dhe njerku 30-vjeçar janë arrestuar dhe janë duke u marrë në pyetje, në lidhje me abuzimin fizik ndaj djaloshit.
Policia franceze është duke punuar me teorinë se “djali u ndëshkua sepse kishte urinuar në shtrat”.
Çifti kishte telefonuar menjëherë ambulancën pasi e kishte gjetur vogëlushin e pajetë disa metra larg shtëpisë së tyre.
Sipas një zëdhënësi të policisë, hetimi duhet të vazhdojë për të gjetur shkaqet e vdekjes së vogëlushit.


























