Pavarësisht kësaj dy partitë e tjera shqiptare, “Besa” e “Aleanca”, janë shprehur të gatshme ta përkrahin LSDM-në për të ardhur në pushtet, shkruan sot.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka bërë thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, që t’ia dorëzojë sa më parë mandatin qeverisës pas dështimit të partisë me më së shumti vota, VMRO-së.
“Kërkuam nga presidenti Gjorgje Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia të mos humbin kohë më shumë, të veprojë sipas kushtetutës dhe të ma ndaj mandatin për formimin e qeverisë së re”, ka deklaruar Zaev.
Nga ana tjetër, presidenti Ivanov është zotuar se mandatin do ta marrë ai kandidat, i cili do t’ia dalë ta formojë shumicën.
“Njoftoj opinionin publik se mandatin për formimin e qeverisë do ta marrë ai kandidat që do të më dëshmoj se ka formuar shumicën në kuvend”, deklaruar Ivanov.
Ndërkohë, përderisa partia shqiptare BDI-ja ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, lëvizja “Besa” dhe “Aleanca për shqiptarët” janë shprehur të gatshme ta përkrahin LSDM-në e Zaevit, sado që nuk janë të vendosura nëse do të hynë në koalicion me të apo jo.






















