“Do të flas më të për gjendjen në terren që NATO dhe KFOR të bëjnë punën e tyre, që të sigurojnë që asgjë nuk do të ndodh rreth asaj që ne mendojmë. Do të shprehim shqetësimet tona”, ka thënë Stojanoviq për RTS në lidhje me vizitën e sotme të Stoltenbergut në Prishtinë.
Ai shpreson se komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që të mos ndodhin incidente dhe askush të mos lëndohet.
Stojanoviq ka thënë se sjellja e Prishtinës është e pashpjegueshme, për shkak se pala kosovare vazhdimisht shton kushte të reja, por serbët dhe Beogradi nuk shohin ndonjë sfond tjetër përveç qëllime të këqija që krijojnë kaos.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesit serb nga Kosova, paralajmëruan dje se shqiptarët janë duke u përgatitur një sulm të armatosur në katër komuna serbe në veri të Kosovës.






















