Dënohet Bilal Shehu, i cili i mundësoi Edi Ramës takimin ku do të ishte i pranishëm Presidenti i SHBAve, Barack Obama në tetor të vitit 2012, ku Kryeministri përfitoi të bënte foto që më pas u
shpërnda në media.
Një gjykatë në New Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi pranoi se ishte një shumë me burim jashtë SHBA-ve. 48-vjeçari u dënua me një vit burg me kusht.
Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisco në tetor të vitit 2012.
Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.
Për këtë, Lulzim Basha bëri një kallëzim penal në korrik duke akuzuar se burimi i parave ishte Kryeministri, Edi Rama.
/BW






















