Gjatë ditës së djeshme në njërën nga bankat e NLB-së në Fushë Kosovë, një arkëtare ka raportuar se ka pranuar kartëmonedhë prej 100 euro e cila ishte e falsifikuar.
Të njëjtën ditë në një bankë të TEB në Prishtinë, gjithashtu një punëtore ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë të falsifikuar, po ashtu me vlerë prej 100 euro.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa policia po merret me rastet e tilla.























