Në mesin e rezolutave të cilat nuk po zbatohen janë: Rezoluta për të Pagjeturit, pastaj ajo për Negociatat, për EULEX-in, si dhe rezoluta e fundit e cila kërkon që muri ilegal në veri të Ibrit të rrënohet gjatë muajit janar të këtij viti.
Subjektet opozitare thonë se tashmë është bërë praktikë që këto rezoluta të mos respektohen nga ekzekutivi. Kurse, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Kuvendi nuk po arrin ta luajë rolin e vet mbikëqyrës ndaj punës së Qeverisë. Ndërsa, përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë folur për këtë çështje.






















