Aktakuza ndaj të pandehurit në fjalë, e ngritur me 13.01.2016, nga ana e Prokurorisë Speciale, për veprat penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar, është hudhur dhe ndaj tij është pushuar procedura penale.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase veprimet inkriminuese për te cilat ngarkohet i pandehuri, nuk përbëjnë vepër penale, për faktin se në to nuk përmbushet asnjeri nga elementet të veçantë të veprës penale për të cilat i pandehuri është akuzuar.























