Ai tha se seanca e sotme duhet të jetë seancë e solidaritetit për luftën tonë të drejtë, që mund të ndihmojë sa sadopak lirimin e Haradinajt.
Ai ka kërkuar që të mos përdoren fyerje e sharje në mes deputetëve në këtë seancë, në mënyrë që sipas tij, Serbia të mos arrijë qëllimin e saj për përçarje.
“Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të vazhdojnë angazhimin e tyre që kanë në dorë, që rasti i Haradinajt të përmbyllet sa më parë dhe të kthehet në Kosovë”, tha Beqiri.
Ai ka shtuar se fletarrestet nga Serbia duhet të anulohen, duke shpresuar në lirimin sa më shpejt të Haradinajt.






















