Duke iu drejtuar Qeverisë, Lekaj ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë.
“Qeveria e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë keni punuar aq dobët për vendin tonë sa që sot po shihet që edhe ato vende që na kanë përkrahë gjatë luftës tani më nuk po e bëjnë një gjë të tillë. Qeveri duhet ta pranoni një herë e mirë jeni të pafuqishëm për t’i dal Zot sovranitetit të Kosovës, na u arrestuan njerëz me pasaportë diplomatike që nënkupton paprekshmëri nga ndonjë shtet tjetër”, është shprehur Lekaj.
“Dorëhiquni dhe lejoni Kosovën të bëhet me dinjitet. Të njëjtë siç e dëshiron dhe angazhohet edhe Haradinaj. Ramushin sa më shpejt duhet ta kthemi këtu të lirë në vendin e vet”, ka përfunduar Lekaj.






















