Hoxha ka shtuar se edhe aksi rrugor Pejë – Rugovë në bazë të informacioneve policore mbetet i hapur për qarkullim por me vështirësi.
Në komunikim për ‘Alo Mirëmëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, njëjtë ka deklaruar sa i përket aksit Pejë-Rugovë edhe Muhamet Mahmutaj – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës.
Megjithatë ngasësit e automjeteve të vogla që marrin rrugë për Rugovë, apelohen për kujdes të shtuar dhe mos qarkullim të panevojshëm.






















