Rama duke ju referuar shkrimin të CNN ka thënë se të huajt “dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend”.
Ai po ashtu në një postim në facebook ka thënë se Shqipëria po rritet si vend turistikë.
“Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të”, shkruan Rama.






















