Mustafa në një intervistë të tij për Ekonomia Online ka pohuar se s’ka si t’i besojë këtij sondazhi, pasi, sipas tij, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë janë të politizuara.
“Mendoj që shoqëria civile ka të drejt ta bëjë punën e vet, por në Kosovë problemi është se nuk kemi shoqëri civile të depolitizuar – kemi një shoqëri civile e cila vetëm duhet me prit pak kohë edhe me pa se në cilën parti po hyn. A po shkojnë në Vetëvendosjes, a po shkojnë në PDK, a në LDK”, ka thënë Mustafa.
“Sondazhi për mua janë zgjedhjet, aty e shohim cili është rezultati konkret. Unë dyshoj që qytetarët e Kosovës e përkrahin dhunën, kalljen e molotovin”.
Në sondazhin e realizuar nga KDI, Vetëvendosjes del e para me 27 për qind, kurse e dyta Partia Demokratike e Kosovës me 20 për qind. Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13 për qind, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë secila nga shtatë për qind.






















