Deputetja e Vetëvendosjes, Besa Baftiu, ndër të tjera e ka komentuar në seancë një video incizim të mediave ndërkombëtare ku shihen presidenti aktual Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, gjenerali Rrahman Rama, zyrtari i lartë i NISMA-s Bilall Sherifi e shumë të tjerë, duke diskutuar me qytetarët shqiptarë në Mitrovicë, në veçanti personelin shëndetësor të cilët ishin larguar nga spitali në veri pas tensionimit të gjendjes atje.
Duke iu referuar asaj videoje ku krerët e luftës u bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë që mos të përplasen me ushtarët e KFOR-it por të presin që të kthehen në vendet e tyre në koordinim me institucionet lokale dhe bashkësinë ndërkombëtare që ishte instaluar në Kosovë menjëherë pas luftës.
Nga të gjitha vlerësimet e bëra pas luftës nga analistë dhe ekspertë të sigurisë, është thënë se mos intervenimi për të qetësuar qytetarët e revoltuar ndaj KFOR-it, mund të krijonte viktima të shumta civilë shqiptarë.
Pikërisht duke iu referuar atij diskutimi, deputetja Baftiu ka thënë se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe personat tjerë që shihen në atë video janë përgjegjës për ndarjen e Mitrovicës. Ajo tha se nuk e di mirë atë pjesë të Kosovës, por i referohet vetëm videos.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentarit Veseli i cili kur e pyeti deputeten se a është e sigurt dhe mbanë përgjegjësi publike për ato akuza, ajo tha se po i referohet vetëm përshtypjeve të para në video incizim.
Duke iu përgjigjur deputetëve të Vetëvendosjes, Veseli tha se është e turpshme se si deputetë të Kuvendit të Kosovës që nuk kanë asnjë informacion e asnjë lidhje me realitetin në terren, shpifin e përbaltin.
“Jeni bërë çerdhe pro-jugosllave. Keni gjet një mënyrë vetëm me fy e me fy. Po bëni lojën e tjetër kujt. Është e turpshme kur një deputete lexon letra për ngjarje që uk i di e as nuk e di ku kanë ndodhur. Jeni për keqardhje dhe po e keqpërdorni mikrofonin vetëm për shpifje. Merreni atë video shikojei mirë se është publike, e kanë bërë media të shumta që kanë qenë aty. Merreni shikojeni në shpi dhe mbani aty”, tha ndër të tjera Veseli.
Në videon e më poshtme mund të shihni ngjarjen kur Veseli, Thaçi, Rrahman Rama, Bilall Sherifi e shumë të tjerë vizitojnë shqiptarët e revoltuar tek ura në Mitrovicë pas përplasjes me KFOR-in francez.
https://www.youtube.com/watch?v=v25XxcyzO4M?feature=oembed&w=640&h=480























