• Latest
  • Trending
  • All

GAZETARI QË ZËMROHET DY HERË

22/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

GAZETARI QË ZËMROHET DY HERË

22/12/2016
in Aktualitet

“Gurët e kufinit hiqen e vehen, Kosova ka me metë shqiptare”.  Isa BOLETINI

Genc Drini

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gazetari Berat Buzhala përbën rastin e atij shqiptari që zëmrohet dy herë, zëmrohet me të drejtë kur argumentet i djegin duart, dhe me të pa drejtë kur “ua djeg duart” argumenteve. Në emisionin Zonë e Lirë dt. 4 nëntor argumentet i djegin duart dhe ndjehet i zhgënjyer nga konfuzioni politik i shqiptarëve në shekullin e kaluar, i zhgënjyer nga rrëmuja e drejtuesve të dy shteteve shqiptare të Shqipërisë dhe të Kosovës. Veçanërisht i zhgënjyer nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama që me kryeministrin e Serbisë Vuçiqin merr përsipër “të pajtojë” shqiptarët me serbët edhe pasi e pranon se “vetëm” për Kosovën nuk merren vesh! Po përse do pajtoheshin atëherë? Sipas Buzhalës nuk ka çfar të “pajtojë” Rama se gjysma e gjithë shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës janë ata që e kanë pësuar dhe bërë luftën, dhe i kthehet kryeministrit me një shkrim të renditur. Buzhala përmend me zëmrim gazetarin A.Bushati që nisi një ortek ngatresash në mes shqiptarëve kur e quajti futbollistin Milot Rashica “tradhëtar i mërzitur”. Shprehje për të cilën dhe ne mendojmë se gazetarit duhet ti jepet “medalje e klasit parë për “lëshimin pa argument të një irracional-provokimi” që i rrodhi së paku në një çast inkoshience politike”.

Po zëmrimi i shprehur nga Buzhala në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan dt.20 tetor në temën “Sherri i mediave Shqipëri-Kosovë” zë fill thellë në 100 vjet histori dheku me “ankth” numëron një mori pazotësishëtë Shqipërisë,kundrejt shqiptarëve dhe trevës së Kosovës. Madje shprehet, sidoqë pa i peshuar mirë historikisht dhe politikishtmundësitë e Shtetit Shqiptar,“përse Shteti Shqiptar nuk bëri asnjë akt politik për të liruar Kosovën.” “Ushtarak” shtyn Babaramo, po Fevziu replikon, “kufiri do kishte shkuar në Shkumbin!”

Së pari Shqipëria është vendi ku “bukës i thonë bukë dhe ujit ujë”dhe përfshin gjithë territoret ku jetojnë kompakt shqiptarët.Sipas ndarjes adminstrative osmane këto territore përfshiheshin katër vilajete për të cilat Lidhja e Prizrenit më 1878 shpalli autonominë, dheKuvendi i Vlorës më 1912 pavarësinë. Dy ngjarje kulmore kombëtare. Po më 1913 Fuqitë e Mëdha me Konferencën e Ambasadorëve i shkëputën Shqipërisë dhunshëm dy të tretat e territoreve dhe të popullsisë dhe ia kaluan sllavëve  dhe grekëve pushtues. Njohën vetëm Shqipërinë e cunguar që njohim sot me 28 mijë km2 që konsiderohetsi Shqipëri e 1913-ës. Megjithatë për herë të parë pas 500 vitesh u bë i mundur krijimi i shtetit shqiptar, një sukses dhe një bazë e domosdoshme dhe për të mbajtë gjallë frymën dhe çështjen e çlirimit kombëtar dhe të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit për shqiptarët në Ballkan. Kuptojmë që luftat e mëdha për liri, vullneti shqiptar për bashkim kombëtar,u frenuan nga forca e ushtrive sllave, greke, bullgare dhe forca e vendimeve të fuqive të Mëdha. Kapacitetet shqiptare nuk mund të ishin aq të fuqishme sa ti kundërviheshin edhe fqinjëve agresivë edhe vendimeve dhunuese të Fuqive të Mëdha. Ky faktna bën të fusim mendjen në punë, e nxjerr jo të peshuar pretendimin e Buzhalës se“përse Shteti Shqiptar gjatë 100 viteve nuk bëri asnjë akt politik për të liruar Kosovën.”U desht të kalonin rreth 100 vite dhe të vinte çasti i duhur historik,shansi i dytë. Qe viti 1999 kur më 17 shkurt 2008 erdh akti politik real shpallja e Pavarësisë së Kosovës, fitorja e dytë e madhe e shqiptarëve. A mos duhet të bëjnë tani Shqipëria dhe  Kosova bashkë një akt politik kundër Serbisë që nënkupton pretendimin për të liruar Luginën e Preshevës, kundër Greqisë për Çamërinë dhe kundër Malit të zi dhe Maqedonisë për territoret tjera?Nga këto pretendime“historike“dhe arsyetime të tjera që i dëgjojmë më tejprej Buzhalësdelisaktë konstatimi i të ftuarit tjetër Ekrem Kryeziut, i dënuar me burg si ideator i levizjes së ’81-shit me Ukshin Hotin, etj. që “ne nuk e kemi shkruar ende historinë e përbashkët.”Krejt e vërtetë, po jo vetëm kaq, në hapsirat tona kemi dy, apo katër histori, të paraqitura në dy këndvështime, ajo e nacionalistëve dhe ajo e komunistëve deri më1990, ndarje që vazhdon ende sot. Në Kosovë pikëpamja shqiptare përfshin si deformim dhe këndvështrimin e imponuar serb për periudhën pas 1912-ës, deri në v.1945me një interval shkëputjeje për periudhën e pushtimit italian dhe pikëpamjen komuniste dhe jugosllavo titiste deri në v 1999 dhe ca histori që i sajojmë me mendjen tone, të gjitha këto kthehen në një terren diversioni, na trazojnë mendjet dhe mbajnë në këmbë një mjedis konfiktualpërçarës mes nesh.

Të përcaktojmë një herë e mirë vlerat e një koncepti politik, termit nacionalist që merr konotacion negativ dhe nga B.Buzhala kur përmend VV, për shqiptarët nuk ka kurrfarë konotacioni negativsepsenuk shpreh asnjë pikëpamje shovene po veç synon lirimin e trojeve të pushtuara me luftë nga fqinjët agresivë dhe bashkimin natyrshëm në një shtet. Sot kjo kërkohet të bëhet me mjete politike paqësore.

Pas krijimit të shtetit të dytë të pavarur shqiptar atij të Kosovës, pakshqiptarë po përpiqen të shkojnë kundër rrymës së historisë. Nuk dihet se nga u vjen ky vrull përçarës dhe denatyrues kundër shqiptarëve aq sa tua ndryshojnë shqiptarëve të Kosovës kombin shqiptar me një tjetër  “komb”kosovar dhe të ngulin këmbë për shtet të Kosovës të ndarë përfundimisht nga Shteti Shqiptar. Kërkojnë tjetërsimin absolut të shqiptarëve njëri nga tjetri në pikëpamje kombëtare dhe ndarjen absolute në pikpëamje shtetërore. Mundohen më dy llafe shpërfillësedhe i paraqesin si “të tejkaluara” synimet e Lidhjes së Prizrenit, dhe të pasues së saj Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe të Luftës së UÇK për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, të paraqesin si të kotë gjakun e derdhur lumë në shekujn për liri dhe bashkim kombëtar. Pasi kanë hequr dorë nga vetëvetjadhe “arsyet përse i dinëata vetë ”, përpiqen ti rroposintë gjithë shqiptarët në humnerën e veçimit, shkapërdarjes dhe të shkatërrimit. Qemë të ndarë prandaj qemë të dobët, tash që mund të bashkohemi na shtyjnë në humnerëpër të mos u bashkuar kurr dhe mbetur të coptuar në dy shtete tejet të vogla dhe territore tjera shqiptare poashtu të vogla jasht tyre, për të mbetur gjithnjë kafshata të vogla për fqinjët rreth e rrotull. Ne duhet të kapim momentin e bashkimit që nuk vjen çdo ditë në histori. Vetëm ata që janë thellësisht naivë, ose të hutuar mendojnë se ka vetëm kohë me diell për shqiptarët. Mjaftuan zgjedhjet në SHBA, një emër tjetër për president dhe në botë u vu në dyshim gjeopolitika aktuale botërore, do thotë se asnjë politikë nuk ka vazhdimësi linearesi kjo që ka favorizuar shqiptarët këto vite, gjithçka ndryshon, prandaj është momenti për bashkimin që është më i domosdoshëm se kurrë.Bashkimi Kombëtar grumbullon energjitë tona në përballje mefqinjët agresivë, ndërsa aleancat me miqtë tanë janë pjesë e gjeostraegjisë. A ka njeri që nuk e kupton se bashkimi është plotësisht në interesin e shqiptarëve ndërsa në të kundërt copëzimi I shqiptarëve është në interesin e serbëve, të Serbisë dhe fqinjëve të tjerë ?

Ataqë bashkë me sajimin e një kombi tjetër kërkojnë edhe përjetësimin e dy shteteve shqiptare të veçuar nga njëri tjetri, esido që të arsyetojnë,kërkojnë copëzimin e së tërës në pjesë, coptimin e shqiptarëve dhe kjoi shërben direkt politikës gjithmonë agresive serbe etj..A mos rastësisht dhe për “sport” Serbia, Bjellorusia dhe Rusia bashkohen e përgatiten për luftën që është pas dere dhe po kryejnë në kufi manovrat ushtarake të emërtuar “Vëllezërit Sllavë”,po cilin kërcënojnë së parikëta “vëllezër” përveçse Kosovës? Po Greqia me armatim të rëndë me tanket më moderne që po e kërcënon Shqipërinë, përse e bën? E ndërkohë dikush po i nxit me ankth vëllezërit shqiptarë që të ndahen, sipas parimit ”ndarja bën fuqinë!?”.Kush do ti mbrojë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë trojet tona po nuk mbrojtën veten më parë, NATO? Po cili do jetë funksioni i sajënesër, pasnesër kurpresidenti i zgjedhur i SHBA shqetësoi shtetet e BE kur e quajti NATON të vjetëruar dhe vuri në dyshim nëse do ndërhyjë për të mbrojtur çdo anëtarë të Aleancës që sulmohet nga një fuqi jasht NATOS?

Në kohën e këtyre shqetësimeve kaq të mëdha, çfar bëjnë shqiptarët e “dy anëve të Drinit”?Një pjesë përpiqen. Po disa të tjerëpërpiqen duke bërë cirkme veten, me njëri tjetrin, dhe duke dhënë gjykimenaïve për identitetin,dhe lëmsh gjykime për faktet dhe historinë.

Ekrem Kryeziu e ndjen rrezikun e keqkuptimevenga historiandër shqiptarë dhedebatin e ngritur në mes shqiptarëve e quan“si një  stuhi në gotë” tësajuar nga një grusht njerëzish duke lenë të kuptohet se shqiptarët janë një.Po B.Buzhala nuk është krejt dakord me Kryeziun dhe paraqet “keqkuptime të rëndësishme” socologjike në mes shqiptarëve “të të dy anëve të Drinit”, dhe ne presim me tension për çfar po flet ai, më pas buzëqeshim nga sa pak shqetësohet ai, sae quajmë moskuptim kapriçioz! Ja si e shpreh: “Sa herë më është dashur të ndalem në Shqipëri, në plazh, apo kudo, më thonë je kosovar, unë u përgjigjem po jam kosovar. Pastaj më thonë se pse thua se je kosovar, por unë u përgjigjem ti po më quan kështu”. Po fakti që Beratit dhe të tjerëve nga Shqipëria e mbetur jasht kufinjëve të 1913 ës,shqiptarët e Shqipërisë së 1913-ës i bëjnë “pyetjen-vërejtje”: “përse thua se je Kosovar”, duket sikurprisnin nga shqiptari Berat që tu thoshte që është nga Prishtina apo një qytete a fshat cilido i Kosovës, që duan ti njohin edhe më thellë.E dyta, asnjë shqiptarnuk ka pse shmang nga bisedat përcaktimet e nderuara krahinore të cilave i përkasin shqiptarët, pra as përcaktimin krahinor “kosovar” që është kënaqësi ta thuash me plot gojën kur është rasti për të folë për krahinën, apo shtetësinë e Shtetit të Kosovës, a gjithçka tjetër. Shqiptarët nga të gjitha krahinat e nderuara shqiptare përbëjnë kombin shqiptar. Po ështëvetë Buzhala që e kupton dhe sqaron situatëndhe e redukton si të kotë dhe tendencioz shqetësimin e vet kur flet përÇamërinë dhe në atë rast nënkupton dhe Kosovën si rajon: “Sigurisht, është rajon. Unë kur shkoj në Perëndim, nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje ta quaj veten kosovar. Unë them jam shqiptar. Por kur shkoj në Amerikë unë u them jam europian”. Shprehet qartë, jam shqiptar nga kombësia, në Amerikë europian si territor gjeografik. Dhe më tej shpehet me forcë: “na nuk po dona me ndrru kombësi, unë jam shqiptar, na jena shqiptarë. Po në dy shtete të pavarura”. Jo me na thanë ne se duem me ba komb të ri. Jo! Kombi jonë asht shqiptar. Kur dikush ia kujton se kjo ide është hapë nga disa shqiptarë të Kosovës ai reagoi:“a vetëm për një Nexhmedin Spahi a?”Do donim të ishte kështu po nuk është vetëm një, është një grup sidoqë i vogël shqiptarësh të Kosovës që djallëzisht “po duan” të ndrrojnë kombësinë dhe janë lëshuar agresivisht kundër ndërgjegjes kombëtare shqiptare, për ta shpërbërë atë. U kërkojnë shqiptarëve të Kosovës të shkulin nga gjokset ndërgjegjegjen e tyre kombëtare shqiptare të formësuar gjatë shekujve dhe të ngulitur thellë, për të marrë një tjetër kombësi të sajuar aty për aty, atë kosovare”.

Halil Matoshi më 25 qershor 2015 me një letër të hapur demagogjike u kërkon drejtuesve të Shtetit të Kosovës të krijojnë një komb tjetër politik të pa dëgjuar dhe për të bërë lëmsh përcaktimet mashtron pa turpësisht duke e konsideruar si politik kombin shqiptar. Kombin shqiptar të mbruajtur në shekuj historie ku shqiptarët e Kosovës janë palc e tij.U adresohet presidentes së Republikës, Atifete Jahjga, kryeministrit Isa Mustafa, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi: “…ju jeni pengje të kombit unik shqiptar, i cili ekziston vetëm si prononcim politik! Si është e mundur që shtetin-komb, të cilin e drejtoni, ta cilësoni si shtet pa komb dhe a e kuptoni ju se nëse një shtet s’ka komb që i jep besnikëri, ai shtet zhbëhet?”Edhe një fëmijë, edhe Matoshi e di se një komb mund të shtrihet në disa shtete, dhe shtetet të rrinë në këmbë, kështu kombi shqiptar është shtrirë në disa shtete në Ballkan.Po “kalorësi”i këtyre aventurave,shkon shumë më larg kurlëshonkëtë paralele të pa besueshme që: “serbet thonë ende: “Kosova – krahina jugore e Serbisë”. “Ndërsa disa shqiptarë, si neoenveristat e VV-së (e ndër ta edhe nji Bushatli) po thonë: “Kosova krahinë e Shqipnisë”,.. dhe vazhdon: “ata vazhdojnë të fyejnë atdheun e vetëm të kosovarëve, sepse po e ndjejnë tek fryn uragani i quajtur Republika e Kosovës! A ban gra e burra me na lanë rahat në lirinë dhe hallet tona?” përfundon ai. Pra sipas H.Matoshitpër shqiptarët dhe shtetin e Kosovës “të kqinjë” janë njëlloj serbët dhe shqiptarët. Paralele “gjigande” e Matoshit! Përveç tij e do shokëve të tijë, sa vetë e shohin të pa dyshimtështetin serb që e kanë pasë mbi kurriz për 100 vite si shtet pushtues, shfrytëzues dhe vrasës kriminel? A mos shohin me të njëjtin sy dyshimi dhe vëllaun e vet shqiptar “matanë Drinit” dhe shtetin shqiptartë 1913-ës që është djegë e përcëlluar edhe ai si prej serbo sllavëve edhe prej grekëve? Mor H.Matoshi a thua qenë neoenverisa Isa Boletini, Hasan Prishtina e të tjerë deri dhe luftëtarët e viteve 90, luftëtarët e UÇK dhe të tjerë që luftuan në Kosovë për lirimin e saj, luftuan për bashkimin me Shqipërinë, për Shqipërinë e Bashkuar të cilën e quanin Atdheun e vet? Kosova është krahina e nderuar, dhe shtet i pavarur sot,ashtu si Shqipëria e 1913-ës, ndërsa Shqipëria është një, Shqipëria Etnike, Atdheu i të gjithëve, edhe i shqiptarëve të Shqipërisë së 1913-ës dhe i shqiptarëve të Shtetit të Kosovës dhe i shqiptarëve të trevave të tjera dhe i atyre që janë shpërndarë nëpër botë në emigracion. Sidoqë je brënda së drejtës demokratike për të shprehur mendimet, a ban ti H.Matoshi me braktisë demagogjinë që e përdor pa kursim? ”Ke kohën me i lanë shqiptarët rahat në liri për ti zgjidhur gjithë së bashku problemet “dhe dije se nuk pyet më për gogla vrulli shqiptar i bashkimit të gjithë shqiptarëve.

Tags: edi rama
Previous Post

Foreign Affairs: Për paqe në Ballkan- ‘Shqipëria Madhe’, ‘Serbia e Madhe’ dhe ‘Kroacia e Madhe’

Next Post

Rriten mashtrimet gjatë blerjeve në internet

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rriten mashtrimet gjatë blerjeve në internet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.