• Latest
  • Trending
  • All

‘Akademia po keqpërdoret për interesa personale’

19/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Akademia po keqpërdoret për interesa personale’

19/12/2016
in Aktualitet
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se tryeza e javës së kaluar ishte dështim, meqë në vend se të diskutohet për migracionin nga njerëzit adekuatë, sipas Blakut, aty u treguan përralla nga disa “anonimusa”. “Pjesëmarrës në këtë tryezë klandestine ishin disa anonimusa, të cilët në jetën e tyre asnjë shkronjë nuk e kanë shkruar për emigracionin. Të flitet për emigracionin dhe të dëgjosh përralla nga këta anonimusa është më tepër se neveritëse”, ka deklaruar Blaku.

Ai ka paralajmëruar se do t’i padisë kryetarin e AShAK-ut, Hivzi Islamin dhe anëtarin tjetër të Akademisë, Anton Berishajn, për sjelljen monstruoze ndaj tij, si dhe për keqpërdorim të parasë publike. “Do t’i padis për mosdhënie të fjalës së lirë akademike, për shkeljen e të drejtave të njeriut, për shkeljen e autoritetit të profesorit universitar si dhe për mashtrim dhe keqpërdorim të parasë publike. Këta po e keqpërdorin Akademinë për tryeza të kota me njerëz diletantë”, ka theksuar ai, duke shtuar se kanë përfunduar arsyet për të qëndruar kjo piramidë spekulative në krye të kësaj Akademie.

“Tregimi për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është tepër shqetësues, është një tregues i gjendjes se shfrenimit të drejtuesve të saj, që në emër të Akademisë dhe me mjete të popullit të varfër të Kosovës, marrin para të majme, organizojnë tryeza të shpifura me njerëz joadekuatë të grupit dhe hyzmeqarëve të ndryshëm që do të demaskohen së shpejti. Kjo është e padurueshme, kanë përfunduar arsyet që ky grup dhe këta shërbëtorë dhe spekulantë të demaskohen, të përmbysen dhe të groposen. Marsi do ta shpartallojë këtë Akademi. Në qofsha unë gjallë, këta ose kanë me dal me bisht për dere, ose do t’i hedh për dritare!”, është shprehur Blaku.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Epoka e re”: Z. Blaku, cila ishte arsyeja e reagimit tuaj ndaj mbajtjes së një tryeze shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në të cilën temë diskutimi ishin migrimet?

Blaku: Të enjten (më 15 dhjetor) në objektet superluksoze të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte organizuar, kinse një tryezë shkencore, me një titull të përgjithësuar: ‘Për migrimet’. Unë nuk isha i ftuar në këtë tryezë, ndonëse me këtë problem jam marrë shumë, madje kam doktoruar, kam qenë ministër për emigracion në qeverinë e luftës si dhe kam marr pjesë në shumë tryeza ndërkombëtare. Pjesëmarrës në këtë tryezë klandestine ishin disa anonimusa, të cilët në jetën e tyre asnjë shkronjë nuk e kanë shkruar për emigracionin.

Madje, Akademia kishte paguar edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të kësaj ngjarje me tetë referues dhe gjashtë dëgjues. Të flitet për emigracionin dhe të dëgjosh përralla nga këta anonimusa është më tepër se neveritëse. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, kishte temën: ‘Push dhe Pull faktorët në migrimet e jashtme’. ‘Push dhe Pull’ janë fjalë ndërkombëtare. ‘Push’ do të thotë faktorët refuzuese, dëbuese që ndikojnë në largimin e njerëzve nga një vend siç është skamja, dhuna e të tjera, kurse ‘Pull’ do të thotë faktorët tërheqës, siç është puna, perspektiva e të tjera. Me mjete të Akademisë ky fliste për këto përralla, prandaj do të bëj kërkesë për shkarkimin e gradës shkencore dhe për largimin e tij nga menaxhimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ky zotëri është një spekulant i madh dhe një mashtrues, i cili ka magjistruar në Zagreb, por jo tek profesorët kompetentë për çështjet e popullsisë. Një mjerim tjetër ishte Lumnije Kadriu, e cila foli për temën: “Diaspora shqiptare e Kosovës brenda përkufizimeve të diasporës dhe transnacionalizmit”. Aty foli edhe Arsim Canolli me temën: “Janë zhdjergë në shehër”, një pamje etnografike e migrimit të brendshëm fshat-qytet në Kosovë”. Ishte edhe Shemsi Krasniqi që foli për temën: “Kujtesa dhe rrëfimet mbi eksodin e vitit 1999”, por të gjithë e dinë se në vitin 1999 ka pasur pastrim etnik dhe jo eksod.

Një pjesëmarrës tjetër ishte Tahir Latifi, me temën: “Migrimi dhe familja transnacionale: roli i remitancave në ruajtjen e kohezionit social në familjen kosovare”. Këtu foli edhe Anton Kolë Berishaj. Këta 5-6 njerëz e mbaruan këtë cirk, dhe erdhi koha e diskutimit, dhe unë e kërkova fjalën për ta shprehur pakënaqësinë dhe e bëra një notë proteste. Thashë më mirë është ta shpallim të dështuar dhe qesharake këtë tryezë, sepse aty nuk ishin të pranishëm njerëzit adekuatë për migracion, përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, zyrtarët e tjerë qeveritarë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, KMDLNj-së dhe ekspertët e ekonomisë. Humbja më e madhe për ekonominë e një shteti dhe kombi është mosshfrytëzimi i kontingjentit punonjës që në Kosovë është mbi 52 për qind. Në kapitullin e fundit të diskutimit kërkova tri herë fjalën, por nuk m’u dha. Anton Kolë Berishaj dhe Hivzi Islami ikën me bisht nën këmbë. Por, kjo punë nuk do të mbarojë me kaq. Unë do ta vazhdoj betejën.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Exit poll-i: Në Drenas fiton Ramiz Lladrovci (Video)

Next Post

Rrëzohet aeroplani në Siberi me 39 persona në bord

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rrëzohet aeroplani në Siberi me 39 persona në bord

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.