Gruevski pohoi se Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së lëshoi një shpallje, ku thuhet se KSHZ-ja në seanca që zgjasin për ditë të tëra, sjellë vendime të paligjshme me qëllim të shmangies së vullnetin zgjedhor të popullit.
“Ne kemi informacion se disa faktorë të huaj ndërhyjnë në punën e KSHZ-së”, tha Gruevski para mijëra mbështetësve.
Sipas tij, VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në përsëritjen e zgjedhjeve dhe nuk do t’i njohë rezultatet.”Ne nuk do të lejojmë Zaevin për të formuar një qeveri me një vullnet të falsifikuar të qytetarëve të Maqedonisë”, tha Gruevski, duke iu referuar udhëheqësit të socialdemokratëve, Zoran Zaev.
Sipas tij, VMRO-DPMNE nuk do të lejojë funksionimin e institucioneve me një vullnet të falsifikuar dhe pa legjitimitetin e qytetarëve.






















