Rex Tillerson është bërë i njohur nëpërmjet biznesit të Exxonit me Rusinë në fushën e energjisë, ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nderuar atë me medalen e Urdhërit të Miqësisë në vitin 2013, për atë që Kremlini e ka cilësuar si “kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në karburant dhe sektorin e energjisë”.
Derisa janë paraqitur raportet për nominimin e mundshëm të zotit Tillerson, kandidati tjetër për këtë post, Rudolph Giuliani, ka shpallur se tërhiqet nga kjo kandidaturë.
Donald Trump është takuar me Rex Tillersonin më 6 dhjetor dhe ndoshta gjatë fundjavës do të bisedoj përsëri me të, kanë thënë ndihmësit e afërt të zotit Trump.
Por, sipas tyre, derisa Tillerson është tash favorit për postin e sekretarit amerikan të shtetit, edhe kandidatët e tjerë mbesin aktualë, përfshirë të nominuarin republikan për president në vitin 2012, Mitt Romney, ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton, senatori Bob Corker, dhe gjenerali i pensionuar, James Stavridis.






















