Gjatë tentimit për të ndaluar automjetin njësitet e doganës kanë hasur në rezistencë dhe janë kërcënuar me të shtëna ne ajër nga ana e kontrabanduesve, mirëpo njësitë e Doganës kanë vënë situatën nën kontroll duke prangosur njërin prej kontrabandistëve.
Automjeti dhe sasia e mallrave që transportonte (kontrabandonte) mbi 2 tonë janë konfiskuar derisa personi është arrestuar dhe dorëzuar në polici për vazhdim të rastit. Sasia e mallrave të ndaluara është si në vijim:
- Kombi Renault pa targa – 1 cp
- Fara te zeza – 1480 Kg
- Kikiriki – 480 Kg
- Badem – 405 Kg























