Në lidhje me këtë Qeveria e Kosovës ka deklaruar se murin që po ngritët do ta trajtojë sipas ligjeve në fuqi.
Për rubrikën LajmiVOX, qytetarët kanë thënë se institucionet duhet të reagojnë dhe mos të lejojnë që kjo të ndodhë.
“Nuk besoj se do të ndodhë kjo. Nuk duhet lejuar”, ka thënë një qytetar.
“Çfarë udhëheqës kemi mirë është njëherë edhe ma zi do të bëhet. Mitrovica është ndarë kaherë”, ka thënë një tjetër.
Sipas një qytetari kjo që po ndodhë është një “katastrofë”.
Ndërsa një tjetër ka shprehur mendimin e tij me vargjet e një kënge.






















