“Nga sot kemi një rrugëtim të ri të NATO-s. Kosova e cila deri më sot ishte konsumuese e paqes në rajon tash është kontribuuese e saj. Kemi bërë përpjekje maksimale që të rrisim numrin e njohjeve dhe qëllimi jonë është që ta shtrijmë sovranitetin dhe këtë do ta bëjmë duke u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ai ka shtuar se “nuk kemi nevojë të kërkojmë njohje të pafunda por duhet arritur 130 në mënyrë që kur të aplikohet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të kemi numrat e mjaftueshëm”.
Hoxhaj ka thënë se gjatë vitit 2017 pritet të hapen tri ambasada në Tajvan, Emirate të Bashkuara Arabe dhe Senegal.





















