Sipas përfaqësuesit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Rudari ky projekt është vonuar për më shumë se katër vite deri më tani dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë vonesë.
Lidhur me këtë vendim edhe përfaqësuesi i këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Rafet Llapashtica tha se kemi një vërejtje që ka të bëj me propozimin e vendimit për miratim të klauzolës së investimeve si dokument, e cila mungon nga ana e kryetarit të Komunës. “Kemi vetëm kërkesën drejtuar Ministrit të Financave dhe nuk ekziston vendim propozimi i Kryetarit për miratim të klauzolës së investimeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Austrisë. Pra propozim vendimi nuk është, material që do të votohet sot, si dokument është vetëm kërkesa”, tha Llapashtica duke u shprehur se edhe përkundër kësaj e përkrahim këtë vendim.
Nga ana tjetër Drejtorit të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu këtë projekt e cilësoi si më të rëndësishmin për banorët e Komunës së Podujevës. Sipas tij ky projekt do të kushtoj 5 milion e 600 mijë euro.
Ky projekt do të përfshijë vendet si Lluzhan- Lupç i Poshtëm, Lluzhan- Podujevë- Bradash, Lluzhan- Llugofc dhe Llugë- Sfeqël.
Përveç votimit të këtij propozimi Kuvendi Komunal gjithashtu votoi edhe propozimin e vendimit për destinimin e paluajtshmërive për ndërtimin e Impiantit për trajtim biologjik të ujërave të zeza në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës.























