Sipas një komunikate të MPB-së, Hyseni veçoi angazhimin e përbashkët të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti në veprimet konkrete që janë bërë në parandalimin e migrimit të pa rregullt dhe fushave me interes të përbashkët.
Ndërsa, ambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, theksoi se shteti i Zvicrës do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.
Ai tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ministri Hyseni kërkoi mbështetjen e Republikës së Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.






















