Njoftimi nga Policia e Kosovës ka të bëjë për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur dje rreth orës 13:05 në rr. “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicë.
Sipas raportit policor, janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore, për çka ai është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe konfiskuar një sëpatë, një kaçavidë, dy shkopinj druri, një mjet të mprehtë dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.






















