Mungesa e ujit do të ketë pasoja katastrofike për fëmijët, gratë dhe familjet të mbetura në qytet, të rrethuar nga luftimet mes forcave irakiane dhe xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (ISIS), theksoi Grande.
Sistemi i shpërndarjes së ujit në qytet është dëmtuar nga luftimet e kryesuara prej gjashtë javësh nga ushtria, mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar për largimin e xhihadistëve nga bastioni i tyre i fundit në Irak. Në zonën lindore të Mosulit, ku njësitë e forcave speciale irakiane po rimarrin gradualisht kontrollin, banorët shprehen se nuk kanë ujë të rrjedhshëm prej ditësh.






















