Thaçi në telegramin e tij ka thënë se vdekja e Muhametit 8 vjeçar dhe Mendimit 5 vjeç, ka pikëlluar gjithë shoqërinë.
“Lajmi për vdekjen e dy fëmijëve tuaj më ka pikëlluar jo vetëm mua, por mbarë shoqërinë. Ne bashkëndjejmë me dhembjen tuaj në këto momente kaq të rënda, thuhet në telegram të presidentit drejtuar familjes Dvorani”, thuhet në telegramin e Thaçit.
Muhameti, 8 vjeç, dhe Mendimi, 5 vjeç, humbën jetën derisa bashkë me familje ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.





















