Në një panel të përbashkët me temën “Evropa Qendrore dhe Ballkani: siguria në një botë gjithnjë e më të pasigurt. Si të përballemi me sfidat e reja?”, ministrat e jashtëm do të diskutojnë për sfidat e sigurisë në një botë ku pasiguria është vazhdimisht në rritje dhe përballjen me to, thuhet në një kumtesë për media.
Përveç temës së sigurisë, ministrat e jashtëm pjesëmarrës në këtë Forum do të diskutojnë tema të tjera si perspektiva europiane për vendet e Ballkanit, kriza e refugjatëve.
Në margjina të Forumit të përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, ministri Enver Hoxhaj do të zhvillojë edhe takime të ndara bilaterale me ministrat e shteteve pjesëmarrëse.






















