• Latest
  • Trending
  • All

Isa Behrami ringjall heroizmin e Isa Boletinit në tinguj çiftelie

28/11/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 20 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Isa Behrami ringjall heroizmin e Isa Boletinit në tinguj çiftelie

28/11/2016
in Aktualitet, Lajme

Për luftërat dhe heroizmin e Isa Boletinit, tash e disa dekada, qytetarët kanë pasur mundësi të lexojnë shumë gojëdhëna, libra dhe broshura të ndryshme.

Por, të paktë janë ata që veprat e Boletinit i kanë shndërruar në këngë rapsodike.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pikërisht në përvjetorin e 104-të të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën Isa Boletini kishte luftuar, ka dalë nga shtypi libri i autorit Isa Behrami me titullin “Tinguj Çiftelie – Rapsodi” .

Në veprën e Isa Behramit janë thurur shumë vargje kushtuar betejave dhe luftërave për çlirim dhe formim të shtetit shqiptar, në të cilat mori pjesë Isa Boletini.

Rapsodia “Tinguj çiftelie” është ndërtuar në frymën e folklorit, përkatësisht në stilin e këngëve popullore, bazuar në fakte historike që dalin nga biografët e Isa Boletinit.

Isa Behrami tregon dashurinë për këngë të vjetra e si burim i ka tingujt e lahutës së babait të tij, Behramit.

“Që kur isha i vogël, dëgjoja me ëndje këngë kreshnike, të cilat i këndonte babai me lahutë”, rrëfen ai.

Behrami thotë se ka lexuar pothuajse gjithçka është botuar për jetën dhe veprën e heroit kombëtar, Isa Boletinit. Ato ishin pikënisje e idesë së tij për të shndërruar çdo luftë të Boletinit në këngë.

Këngët e Isa Behramit bazohen në fakte të dëshmuara dhe të pranuara thuajse nga të gjithë historianët, studiuesit e folklorit dhe të letërsisë, madje edhe nga shumë poetë shqiptarë.  “Vënia në pah dhe argumentimi edhe në vargje i këtyre ngjarjeve, ishte qëllimi im kryesor”, tregon ai.

“Pas luftës së fundit në Kosovë, fillova t’i shkruaj disa këngë mbi bamat e këtij heroi: si lufta në ,,Koriten e Gurit” ,,Caraleva” ,,Vlora’ që përbëheshin nga mijëra vargje”, thotë Behrami, duke treguar se fillimisht kishte menduar që t’ia ofrojë një këngëtari me çifteli për t’i kënduar.

Por, pas një pune këmbëngulëse, Behrami për 5-6 vjet ka shkruar mbi 22 këngë me rreth 10 mijë vargje, të cilat janë përfshirë në librin ,,Tinguj çiftelie-rapsodi”.

“Nëse ia  kam dalë sadopak që të plotësoj fondin e këngëve popullore mbi heroizmat e Isa Boletinit, unë do të isha njëri nga njerëzit më të lumtur të Kosovës”, thekson ai.

Për këtë duket të jetë i bindur prof. dr. Adem Zejnullahu, i cili në recensionin e këtij libri shkruan se në veprën e Isa Behramit janë paraqitur të gjitha format e kundërshtimeve të Isa Boletinit me sulltanët dhe krajlat e ndryshëm, si edhe veprimet luftarake që e karakterizojnë heroizmin e luftëtarëve dhe gjakderdhjen për mbrojtje të interesave të atdheut.

“Tinguj çiftelie – rapsodi e Isa Behramit është krijuar kryesisht në dialektin e veriut, në një gegërishte që është fare e afërt me gjuhën e këngëve epike historike. Vepra përmban shumë sintakso stilema karakteristike për poezinë popullore të Veriut. Ajo në aspektin gjuhësor dhe, përgjithësisht, në karakteristikat e gjuhës figurative, ka ngjashmëri edhe me veprën e famshme të Gjergj Fishtës “ Lahuta e Malësisë”, shkruan Zejnullahu, i cili është njëri ndër ekspertet më të njohur të folklorit.

Zejnullahu shkruan më tej se vepra e Isa Behramit, ”Tinguj çiftelie”, bën pjesë në veprat e rralla të këtij lloji dhe ka një stil të rrjedhshëm përplot me figuracion të njohur nga epika jonë historike dhe lexohet me kënaqësi nga lexuesi.

“Pjesë të veçanta të kësaj vepre mund edhe të këndohen njësoj siç këndohen këngët epike historike me përcjellje përkatëse të veglave të muzikës popullore”, shkruan më tej në recensionin e këtij libri.

Nga ana tjetër, Isa Behrami, duke folur për figurën e Isa Boletinit thotë se ai për qëllim kryesor e kishte bashkimin dhe mbrojtjen e katër vilajeteve shqiptare.

“Me këtë bindje, në Nëntorin e 1912 -ës, Isa Boletini zgjodhi rreth 300 luftëtarë dhe me shpejtësi kaloi alpet shqiptare e zbriti në Vlorë që të përkrahë plakun patriot, Ismail Qemailin, ta mbronte pavarësinë e shtetit shqiptar”, shton ai.

Isa Behrami ka lindur në Vinarc të Epërm, komuna e Mitrovicës. Ai u diplomua më 1975 në Degën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Prishtinës.

Më 1978 filloi punën e lektorit në Televizionin e Prishtinës (RTP), deri në fund të vitit 1980. Ai ka punuar si mësimdhënës dhe drejtor në shumë shkolla fillore dhe të mesme të Mitrovicës.

Më 2012 botoi monografinë “Lugina e Ibrit të Epërm”, një  libër me rreth 400 faqe ku, ndër materiale të tjera lidhur me kulturën, botohet edhe punimi “E folmja e Luginës së Ibrit të Epërm” me 24 faqe, si dhe një këngë popullore historike me mbi 270 vargje, e zbuluar prej tij në Vinarcin e Ulët.

Me mbledhjen e folklorit tonë merret në mënyrë sporadike që nga fundi i viteve ’60, ku shumë shpejt pritet të botojë librin e radhës me përmbledhje të anekdotave.

isaa1 isaa2

 

Post Views: 53
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Krerët e Vetëvendosjes nuk i pret Rifat Jashari, por djali i Adem Jasharit (Foto)

Next Post

Edhe në Zvicër bën bujë bojkoti i tifozëve shqiptarë ndaj kombëtares

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Edhe në Zvicër bën bujë bojkoti i tifozëve shqiptarë ndaj kombëtares

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.