Ky projekt është duke u implementuar sipas planifikimit të paraparë dhe gjatë këtyre ditëve do të vazhdoi edhe në fshatin Negroc, Gjurgjicë dhe Vuçak, ndërsa ditë me parë ky shërbim është shtrirë edhe në fshatin Abri e Tërdec.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, znj. Hyrije Xhemajli-Thaçi, ka falënderuar administratorët e fshatrave për bashkëpunimin dhe koordinimin paraprak me qëllim të njoftimit të qytetarëve për rendësin e pranimit të këtij shërbimi.
Komuna e Drenasit deri më tani ka arritur që këtë shërbim të shtrijë më shumë se 80% të territorit dhe deri në fund të këtij viti ky projekt për zgjerimin e shërbimit të menaxhimit të mbeturinave do të shtrihet thuajse ne të gjitha vendbanimet.
























