Ne fillim te muajit Shtator 2016 mora nje e-mail ne lidhje me ate qe me vone do te behej nje nder eventet me te perfolura qe do te zhvillohej ne Shqiperi me ne fund per diasporen. Per mua ishte nje gje sensacionale qe nje qeveri ne Shqiperi organizonte per te paren here nje samit per tere mergaten shqiptare jashte atdheut.
Me shume kenaqesi e pranova ftesen dhe si te gjithe te tjeret bera te gjitha pergatitjet e duhura pe te marre pjese dhe sulltanetet nuk kishin te sosur. Shume e-mail dhe programe pompoze nga ana e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise, qe te bente te mendoje a po shkonim ne Shqiperi apo USA sepse fushata elektorale ishte ne kulmin e saj.
Mezi prisja qe te takoja perfaqesuesit e vertete te diaspores Shqiptare, nga gjithe bota e sidomos Vatren Shqiptare te Amerikes se larget, qe jane shpirti dhe zemra e mergates shqiptare me rrol te padiskutueshem e te pamohueshem ne historine moderne te kombit shqiptar.
Prisja…… e cfare nuk prisja nga vendi ame nga qeveria e vendit tone.
Sapo mberrita ne Tirane bashke me miqte e mi, e gjetem kryeqytetitn te zbukuruar si rradhe here. Pas takimit me miqte e mi drejtues te deges se Partise Socialiste ne Britani, per te cilet kam respekt te plote dhe me te cilet ndame gezimin e pjesmarrjes ne samitin e pare te diaspores, ne naten e pare te samitit, me pritjen qe na u rezervua ne Pallatin e Brigadave nga Kryeministri i Shqiperise, realiteti shqiptar qe vetem bashkim nuk mund te prodhoje, u be prezent dhe i dha diaspores mesimin me te shemtuar qe mund te jepte shteti shqiptar.
Perceptimi dhe organizimi i pritjes dhe per fat te keq i te gjithe samitit, per mendimin tim nuk ishte asgje tjeter vecse nje prelud i fushates elektorale te Partise Socialiste dhe udheheqesit legjendare, “babait te kombit”, lartmadherise se tij Zotit Kryeminister i Shqiperise.
Samiti i Diaspores duhej te ishte nje simbol i unitetit kombetar dhe i perfaqesimit te inteligjences shqiptare neper bote dhe ishte turp e vetem turp, qe ne te gjitha pritjet dhe aktivitetet e organizuara mungonte simboli i unitetit te kombit, Presidenti i Republikes se Shqiperise Z. Bujar Nishani dhe Lideri i Opozites Z. Lulzim Basha si dhe perfaqesues te opozites shqiptare.
Ndarja dhe percarja ishte evidente dhe pa dashur te fyej asnje pjesmarres, ngjyrimi socialist ishte i dukshem dhe nga samit diaspore, per mua ky eveniment qe mund te percjedhte mesazhin e shpreses dhe te bashkimit e te ngjadhte shpresen e diaspores shqiptare ne bote, fatkeqesisht ishte asgje me shume se nje Kongres i Partise ne pushtet.
Nuk kishte asgje te bente me diasporen, e cila u dergua neper vendet e tyre ne mbydhje te samitit, me thenjen e Kryeministrit se neve duhet te fleme te qete tani e tutje, se ai do mendonte per ne dhe hallet tona.
Por ne te vertete perse u be gjith kjo jehone dhe ky samit kishte pushtuar mediat shqiptare te qeverise dhe nuk pati shqiptar ne Shqiperi qe nuk e dinte se ne kishim ardhur nga diaspora per samitin.
Ku jane hallet me te medha te shqiptareve? Ne diaspore? Ne Shqiperi? A kishte nevoje Sqiperia per nje eveniment te tille, apo thjesht per ti bere jehone Kryeministrit dhe pushtetit te sotem, per te prezantuar nje realitet virtual te dirigjuar aq mire, sa gati me ngjante me organizimin e kongreseve te partise se dikurshme ku zeri ndryshe dhe papajtues me partine nuk egzistonte fare.
Pushteti e kishte organizuar samitin e mergates jo per te merguarit per per show elektoral, ku vetem diaspora nuk kishte asnje dhoj roli vecse per te duartrokitur e brohoritur Rrofte Vasali. Me vjen keq por ky samit si filloi ashtu edhe perfundoi “NONSENSE”.
A kishte nevoje Shqiperia dhe shqiptaret per nje samit te tille de facto Socialist? Shume qytetare te thjeshte shqiptare, socialiste e demokrate, kur bisedoja per samitin e diaspores, vetvetui ngrinin pyetjen perse keni ardhe juve ketu? Sic duket qeveria i ka zgjidhur te gjitha hallet e Shqiptareve ne Shqiperi dhe jemi te gjithe te lumtur dhe ju thane juve te diaspores te vini se mos merrni pak shembull nga lumturia jone kanabisiane?
Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per nje rizgjim total te ndergjegjes sone kombetare, pa dallim bindjeve politike, nje unitet te plote pozite opozite, te majte e te djathte, socialiste e demokrate dhe te kemi nje strategji te plote kombetare per diasporen, te vetdijshem per fatet e kombit dhe situaten mjerane qe po kalon sot Shqiperia, ku cdo sekond rinia shqiptare mendon se si te largohet nga vendi dhe te mos ktheje me syte nga toka nene qe e rriti.
Mireqenja dhe atdhedashuria jane te lidhura ngushte me te ardhemen e shqiptarve dhe klithmat e rilindjes te tre viteve me pare, qe tashme jane fshire nga kujtesa e pushtetit te sotem, kane sjedhe nje zhgenim total te rinise dhe popullates qe jeton ne Shqiperi, qe si 25 vite me pare, e shikon shpresen e vetme tek largimi nga trojet e veta drejt perendimit.
Nese Kryeministri e do vertete vendin, duhet te ktheje syte dhe te shikoje se ne fund te mandatit mund te mos kete me elektorat ti shkoje mbrapa dhe se Rimindja e tij po e ben te gjith popullin shqiptar “diaspore”!
Me vjen keq qe isha pjese e nje fasade te orkestruar ne menyre perfekte nga pushteti i sotem qe injoroi diasporen e vertete. Gjate ketyre diteve me vinte shpesh ne mend ajo thenja e rendomte, qe e kane provuar ne kurriz shqiptaret “sa gjera behen ne emrin tend o popull”!
Diaspora eshte ajo qe i paraprin ndryshimit dhe ajo qe nuk ja ka nevojen pushtetit ne Shqiperi, prandaj une nxjerr vetem nje konkluzion nga kjo ekspereince tre ditore ne samit. “Lum neve cfare na thane. Mjere neve cfare pame”!
E gjithsesi ishte nje kenaqesi e jashtezakonshme qe takuam shume shoke e miq qe nuk i kishim pare nder vite dhe pas kaq kohesh Tirana na beri bashke dhe nxorem mallin me shoqerine e vjeter.






















