Zakharova, në llogarinë e Ministrisë së Jashtme ruse në Twitter, ka shkruar dy statuse që i adresohen Kosovës. Ne statusin e parë shkruan: “Përpjekjet flagrante të autoriteteve shqiptare të Kosovës për konfiskimin e pronës serbe në Kosovë janë çështje e një shqetësimi të madh”.
Në Statusin tjetër ka shtuar se: “Mungesa e ligjit dhe rendit, kriza e brendshme politike, emigrimi, të gjitha tregojnë se ‘shtetësia’ e Kosovës nuk është e mundshme”.
