Policia ka bërë kontrollin e dy automjeteve, por droga është gjetur në automjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 LT, me drejtues Fatjon Koxha, ndërsa në mjetin e Jetmir Hida, nuk janë konstatuar sende të kundërligjshme.
Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Koxha, në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kilogramë kanabis, si dhe një armë zjarri automatike, model 56.
Ndërsa në banesën e Hidës, në njërën prej dhomave, janë gjetur rreth 2 kilogramë tjera kanabis.
https://dailymotion.com/video/x53bygu






















