Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK, ka thënë për “Zërin” se numri i bizneseve të fiskalizuara me sisteme fiskale – derivate ka arritur mbi 60 biznese, ku nëpër njësitë apo pikat e tyre janë të instaluara rreth 240 sisteme fiskale.
“Procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre), hapjen e njësive të reja, si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve (ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme). Numri i bizneseve të fiskalizuara me sisteme fiskale – derivate ka arritur mbi 60 biznese, ku nëpër njësitë apo pikat e tyre janë të instaluara rreth 240 sisteme fiskale”, ka thënë ajo.






















