Ligjërues në këtë punëtori ka qenë Fetal Medicine Fondation Germany e. V. /FMF/ dhe presidenti i këtij fondacioni Prof. Dr. Eberhard Merz, i njohur në lëmin e ehografisë fetale ndërkombëtarisht, me bashkëpunëtorët e tij.
Në mësimin teorik dhe praktikë kanë marrë pjesë 32 gjinekolog/obstetër nga Kosova të cilët në fund janë certifikuar për realizimin e këtij skriningu në tremujorin e parë të barrës.
Përmes njohurive të fituara nga organizimi i këtillë do të përfitoj mjekësia materno fetale e Kosovës, do të përfitojnë nënat dhe frytet e tyre.
Organizimin e kanë mbështetur kompania Yess Pharma, kompania GE Healthcare-Voluson e pajisjeve mjekësore me mbështetje teknike dhe pajisje më të përsosura 4D ehograf si dhe mbështetja nga Spitali Sirona.
Ky aktivitet është i organizuar nga Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës, aktiviteti profesional është akredituar nga Ministria e Shëndetësisë, me vendim të B.ZH.V.P dhe vlerësuar me 15 pikë kreditive.
Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës me këtë rast falënderon të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti profesional, në veçanti Prof. E. Merz për kontributin e tij.

























